Pakistan, rritet në 100 numri i të vdekurve nga sulmi vetëvrasës në xhami

Sulmi vetëvrasës u krye dje në një xhami gjatë namazit në Peshawar, kryeqytetin e provincës Khyber Pakhtunkhwa. Xhamia ndodhet brenda një kompleksi policor

Numri i të vdekurve në sulmin vetëvrasës në xhami gjatë namazit të drekës në provincën Khyber Pakhtunkhwa të Pakistanit është rritur në 100, njoftuan autoritetet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sulmi vetëvrasës u krye dje në një xhami gjatë namazit në Peshawar, kryeqytetin e provincës Khyber Pakhtunkhwa. Xhamia ndodhet brenda një kompleksi policor.

Zyrtarët lokalë thanë se operacionet e kërkim-shpëtimit filluan menjëherë pas sulmit.

Zyrtarët njoftuan se numri i të vdekurve nga sulmi vetëvrasës është rritur në 100 dhe se 225 persona u shtruan në spital me lëndime të ndryshme.

Qeveria në Khyber Pakhtunkhwa ka shpallur një ditë zie në provincë.

Guvernatori Ghulam Ali tha se hetimet do të tregojë se si terroristi arriti të hyjë në xhami me bombë.

Mohammad Asim, zëdhënësi i spitalit në Peshawar, tha se shumica e të vdekurve ishin policë.

Organizata talebane pakistaneze Tehreek-e-Taliban Pakistan (TTP) mori përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës.

Ministri i Mbrojtjes Khawaja Asif tha për “Geo News” se sulmuesi i dyshuar po qëndronte në rreshtin e parë të xhamisë dhe hodhi veten në erë sapo filloi namazi.

Talebanët pakistanezë javët e fundit kanë intensifikuar sulmet në vend. Numri i sulmeve terroriste në Pakistan gjatë vitit 2022 u rrit me 15 për qind krahasuar me vitin e mëparshëm.

Kategoritë
BotaLajme