Pakistan, shpërthejnë protesta pas atentatit ndaj ish-kryeministrit Imran Khan

– Protestuesit u vunë flakën gomave të vjetra dhe bllokuan rrugët në të gjithë vendin

Protesta shpërthyen në të gjithë Pakistanin sot pas një atentati ndaj ish-kryeministrit Imran Khan, i cili po drejtonte një marshim nëpër kryeqytetin Islamabad, raporton Anadolu Agency (AA).

Mijëra mbështetës të Khan-it dolën në rrugë në qytetet e vogla dhe të mëdha në të gjithë vendin për të protestuar kundër sulmit, duke përfshirë Islamabadin, Karaçin, Lahoren, Faisalabad-in, Rawalpindi-in, Multan-in, Gujranwala-n dhe Peshawar-in.

Pamjet e transmetuara në transmetuesit lokalë treguan protestues të zemëruar duke djegur goma të vjetra dhe duke bllokuar rrugët, si dhe duke ndaluar trafikun në disa qytete.

Qindra protestues bllokuan rrugën kryesore Grand Truck Road, e cila lidh provincën veriperëndimore Khyber Pakhtunkwa me Punjab-in verilindor, duke djegur goma në pika të ndryshme.

Në Karaçi, qendra tregtare e vendit, qindra mbështetës të Tehreek-e-Insaf (PTI) bllokuan rrugë të ndryshme, duke kërkuar arrestimin e fajtorëve pas atentatit.

Kolona të flakëve dhe tymit mund të shiheshin duke u ngritur lart teksa protestuesit dogjën goma dhe mbetje të tjera, duke brohoritur slogane anti-qeveritare.

“Imran Khan është vija jonë e kuqe”, brohoritën protestuesit në njëzëshmëri ndërsa personeli i policisë me pajisje për protesta qëndronte pranë.

Kategoritë
BotaLajme