Pakistani bën thirrje për ndaluar “gjenocidin e Izraelit në Gaza”

Përfaqësuesi i Përhershëm i Pakistanit në OKB, ambasadori Akram tha se për të ndaluar “gjenocidin e Izraelit në Rripin e Gazës” është e nevojshme ndërhyrja e menjëhershme

Përfaqësuesi i Përhershëm i Pakistanit në OKB, ambasadori Munir Akram tha se për të ndaluar “gjenocidin e Izraelit në Rripin e Gazës” është e nevojshme ndërhyrja e menjëhershme, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit në gazetën “Dawn”, Akram në deklaratën e tij në seancën “Përgjegjësia për të mbrojtur” në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, duke kritikuar reagimin e komunitetit ndërkombëtar ndaj situatës në Gaza pyeti: “Ku janë mbrojtësit efektivë të përgjegjësisë së vërtetë të mbrojtjes?”.

Ai theksoi se disa vende vendosën veto ndaj kërkesës për armëpushim ndërsa disa vende të tjera furnizuan Izraelin me armë. Akram tha se nevojitej ndërhyrje e menjëhershme për të ndaluar “gjenocidin e Izraelit në Rripin e Gazës”.

Duke i kërkuar komunitetit ndërkombëtar të rishikojë se si mund të ndihmojë më së miri për të parandaluar gjenocidin, krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit, Akram tha se situata në Gaza tregon se njerëzit nën pushtimin e një shteti të huaj përballen me shkelje të mëdha të të drejtave të njeriut.

Kategoritë
BotaLajme