Pakistani ka pikëpamje të ngjashme me Türkiye-n për Kashmirin, Qipron dhe OKB-në

Presidenti i Pakistanit, Arif Alvi deklaroi se me Türkiye-n (Turqinë) kanë qëndrime të ngjashme për Kashmirin, Qipron dhe ristrukturimin e Kombeve të Bashkuara

Presidenti i Pakistanit, Arif Alvi deklaroi se me Türkiye-n (Turqinë) kanë qëndrime të ngjashme për Kashmirin, Qipron dhe ristrukturimin e Kombeve të Bashkuara, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas deklaratës së Presidencës, ambasadori i Türkiye-s në Islamabad, İhsan Mustafa Yurdakul, u prit nga presidenti Alvi në kuadër të vizitës së tij lamtumirës.

Alvi përmendi kënaqësinë e tij për mbështetjen e vendosur të Türkiye-s ndaj Pakistanit për çështjen e Kashmirit dhe rolin e saj aktiv në Grupin e Kontaktit të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) për Xhamu dhe Kashmir.

Duke theksuar se Pakistani ka pikëpamje të ngjashme me Türkiye-n për Kashmirin, Qipron dhe ristrukturimin e Kombeve të Bashkuara, Alvi tha se marrëdhëniet mes dy vendeve janë shembullore.

Alvi tha se Turqia dhe Pakistani së bashku me vendet e tjera muslimane mbështesin nevojën për të luftuar islamofobinë. Ai vuri në dukje se islamofobia është në rritje në të gjithë botën, veçanërisht në Indi

Kategoritë
BotaLajme