Palestinezët në Bregun Perëndimor në demonstrata në prag të Ditës së të Burgosurve Palestinezë

Demonstruesit të cilët fillimisht u tubuan në Sheshin Manara, me flamuj palestinezë dhe fotografi të palestinezëve të arrestuar marshuan nëpër qytetin Ramallah duke kërkuar lirimin e tyre nga burgjet izraelite

Palestinezët kanë organizuar një demonstratë në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor të pushtuar në prag të Ditës së të Burgosurve Palestinezë, raporton Anadolu.

Demonstruesit të cilët fillimisht u tubuan në Sheshin Manara, me flamuj palestinezë dhe fotografi të palestinezëve të arrestuar marshuan nëpër qytetin Ramallah duke kërkuar lirimin e tyre nga burgjet izraelite.

Dita e të Burgosurve Palestinezë shënohet më 17 prill në solidaritet me të burgosurit palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite, duke kërkuar drejtësi për ta dhe duke tërhequr vëmendjen ndërkombëtare për gjendjen dhe kushtet e vështira të tyre në burgjet izraelite.

Më 18 mars, ushtria izraelite rifilloi sulmet vdekjeprurëse në Gaza, duke thyer një marrëveshje armëpushimi dhe shkëmbimi të të burgosruve që u arrit në muajin janar.

Që nga tetori i vitit 2023, të paktën 51 mijë palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, janë vrarë në Gaza nga sulmet izraelite.

Nëntorin e vitit të kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhër-arreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli për luftën në enklavë gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Kategoritë
BotaLajme