Palestinezët në Gaza falën namazin e xhumasë pranë rrënojave të xhamisë

Pavarësisht të gjitha mangësive, dëmtimeve dhe shkatërrimeve në masë, banorët e Gazës vazhdojnë të falin namazin aty pranë xhamisë

Palestinezët në Rripin e Gazës sot kanë falur namazin e xhumasë pranë rrënojave të xhamisë së shkatërruar Al-Farooq në Rafah, raporton Anadolu.

Xhamia Al-Farooq, e vendosur në kampin e refugjatëve Nuseirat në Rripin e Gazës qendrore, pësoi dëme të rënda gjatë një bombardimi ushtarak izraelit.

Pavarësisht të gjitha mangësive, dëmtimeve dhe shkatërrimeve në masë, banorët e Gazës vazhdojnë të falin namazin aty pranë xhamisë.

Pas tërheqjes së ushtrisë izraelite, palestinezët vazhduan jetën midis rrënojave në zona tërësisht të shkatërruara anembanë territorit të Rripit të Gazës, në vështirësi dhe kushte të mjerueshme për jetesë.

Tërheqja e ushtrisë izraelite erdhi pas marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, e cila është në fuqi që nga 19 janari dhe e cila ndali luftën gjenocidale të Izraelit që ka vrarë afër 48.200 palestinezë dhe e ka lënë enklavën në gërmadha.

Në muajin nëntor, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhër-arreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli për luftën në enklavë gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Kategoritë
BotaLajme