Palestinezët protesta kundër Bidenit në Betlehem dhe Kudsin Lindor

Dhjetëra palestinezë të mbledhur në qytetin e Betlehemit mbajtën një demonstratë me pankarta ku shkruhej “Duam drejtësi” dhe reagime ndaj mesazheve të Bidenit në mbështetje të Izraelit

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, i cili vizitoi Palestinën në kuadër të vizitës së tij në Lindjen e Mesme, u protestua nga palestinezët në Betlehem dhe në Kudsin Lindor, raporton Anadolu Agency (AA).

Dhjetëra palestinezë të mbledhur në qytetin e Betlehemit mbajtën një demonstratë me pankarta ku shkruhej “Duam drejtësi” dhe reagime ndaj mesazheve të Bidenit në mbështetje të Izraelit.

“Ne e refuzojmë vizitën e Bidenit, nuk e duam atë këtu”, tha për AA një nga demonstruesit palestinezë, aktivisti Yusuf Acha.

Duke deklaruar se Biden ka qëndruar në anën e Izraelit me deklaratat e tij, Acha tha se “Populli palestinez e refuzon këtë vizitë me të gjitha segmentet e saj. Ne nuk presim asgjë pozitive nga vizita e Bidenit”.

Turma e mbledhur në Kudsin Lindor të pushtuar mbajti një demonstratë duke kërkuar drejtësi për Abu Akleh, gazetaren e Al Jazeera-s, e cila u vra nga një plumb izraelit më 11 maj në Bregun Perëndimor.

Gjatë vizitës së Bidenit në spitalin “Augusta Victoria”, i cili ofron shërbime shëndetësore për palestinezët e Gazës dhe Bregut Perëndimor me sëmundje të rënda si kanceri, palestinezët mbanin fotografi të gazetares Abu Akleh.

Vrasja e gazetares së Al Jazeera, Abu Akleh

Abu Akleh, (51-vjeçe), gazetarja e Al Jazeera, u vra nga zjarri i ushtarëve izraelitë më 11 maj, teksa po ndiqte sulmin e forcave izraelite në një kamp refugjatësh në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor.

Vrasja e gazetares Abu Akleh, teksa ishte duke kryer detyrën, kishte të veshur një jelek çeliku me mbishkrimin “PRESS”, u qëllua për vdekje nga ushtarët izraelitë me plumba të vërtetë.

Ndryshe nga përfundimi i hetimeve të shumë institucioneve ndërkombëtare si dhe Prokurorisë së Përgjithshme të Palestinës, ushtria izraelite nuk pranoi përgjegjësinë për vrasjen e Abu Akleh.

Kategoritë
BotaLajme