Cole Palmer raportohet se po mundohet ta bind njërin prej bashkëlojtarëve të tij tek Anglia që t’i bashkohet atij tek Chelsea këtë verë.
Palmer nuk luajti si titullar në asnjë ndeshje për Anglinë në Euro 2024, por ai ka luajtur një rol të madh për ekipin e Gareth Southgate të cilët arritën për herë të dytë radhazi në një finale të Euro-s.
22-vjeçari hyri në lojë nga banka rezervë në çerekfinale dhe shënoi penalltinë e parë të Anglisë në ndeshjen ndaj Zvicrës.
Palmer dhe Watkins që të dy u futën në lojë ndaj Spanjës dhe kësaj radhe ishte Palmer ai i cili shënoi një gol spektakolar për të barazuar rezultatin.
Përkundër faktit që nuk luajtën titullar së bashku në asnjë ndeshje, Palmer dhe Watkins arritën të shfaqin për ato pak minuta sa patën që mund të krijojnë një dyshe të rrezikshme.
Burime të Football Insider raportojnë se Palmer i ka thënë Watkins që mund të punojnë së bashku tek Chelsea nën urdhrat e Enzo Marescas.
Chelsea është në kërkim të një sulmuesi të ri këtë verë dhe Watkins besohet se është njëri prej emrave që po konsiderohen.
28-vjeçari shënoi 19 gola në Ligën Premier sezonin e kaluar për ta ndihmuar Villan që të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, ndërsa Palmer ishte vetëm njëri nga tre lojtarët që shënuan më shumë se ai.
Chelsea besohet se mund ta ofrojë kartonin e Conor Gallagher për ta lehtësuar marrëveshjen, pasi mesfushori anglez është në listën e dëshirave të Unai Emery tash e sa kohë