Pamje rrëqethëse të masakrave që u kryen nga ushtarët rusë në Bucha – të mbijetuarit filmuan gjithçka

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, janë regjistruar mijëra vrasje të civilëve dhe përdhunime.

Ato i kryen pjesëtarët e ushtrisë ruse të Vladimir Putinit, e pas çlirimit të disa qyteteve janë gjetur dhjetëra varreza masive, transmeton Telegrafi.

Një prej vendeve ku u kryen vrasjet më mizore në Ukrainë është Bucha në afërsi të Kievit, ku forcat ruse nuk kursyen askënd.

New York Times ka arritur të sigurojë pamjet rrëqethëse, të realizuara me telefona të mençur nga të mbijetuarit e masakrave.

Në to shihen pjesëtarët e ushtrisë ruse, duke vrarë civilë si dhe mund të dëgjohen rrëfimet e dëshmitarëve që para syve ua vranë më të dashurit e tyre.

Gjithashtu zbulohen identitetet e kryesve të këtyre masakrave në Bucha si dhe njësitë të cilave u përkisnin.

Videoja e publikuar më poshtë nga New York Times, nuk rekomandohet të shikohet për persona nën 18-vjeç. /Telegrafi/

Video Player

Kategoritë
BotaLajme