Pamje të rënda/ Temperatura deri në -56 Gradë, kafshët ngrijnë si “skulptura”

Temperaturat deri në -56 Gradë Celcius, kanë bërë që shumë kafshë si qen, mace, dele, dhelpra e lepuj, të ngrijnë të gjallë në Mongoli të Kazakistanit.

Pamjet e rënda janë publikuar nga mediat vendase dhe shihet qartë ajo çka ndodhur me kafshët e gjora.

Kryqi i Kuq Ndërkombëtar dhe Gjysmëhëna e Kuqe kanë ndërhyrë duke ndihmuar rreth 2000 familje fermerësh që jetojnë në këtë rajon, shumicën e kohës të bllokuar nga moti i keq.

Kjo zonë shpesh është marrë si studim nga shkencëtarët, pasi ka pasur raste që ka regjistruar temperatura deri në -67 Gradë Celcius.

Kategoritë
KurioziteteTë ndryshme