Pamjet që ngritën debat në botën islame – Ecja rituale po bëhet me skutera elektrik

Qabeja, është një nga vendet më të çmuara dhe më të shenjta në botën islame.

Çdo vit, miliona muslimanë e vizitojnë këtë vend të shenjtë

Në këtë vend të shenjtë, ku mblidhen dhe adhurojnë miliona njerëz, herë pas here del në pah mënyra e adhurimit apo sjellja e adhuruesve.

Çështja e fundit në rend dite është forma e adhurimit me skutera elektrike.

Një nga adhurimet e kryera gjatë vizitës në Qabe është adhurimi i Say-it ndërmjet Safas dhe Merve.

Vizitorët filluan të përdorin automjete elektrike në vend që ta bënin këtë adhurim në këmbë.

Ky trend u pranua nga një grup shumë i madh njerëzish.

Mijëra skutera elektrike filluan të lëvizin mes dy pikave.

Cfarë ëshhtë SAY-i

Sa’i shërben për të përkujtuar kërkimin e Haxherës për ujë për djalin e saj dhe mëshirën e Zotit duke i’u përgjigjur lutjes së saj. Sefa dhe Merve janë dy kodra të vogla që ndodhen në Xhaminë e Mekës, Arabia Saudite. Gjatë Haxhillëkut dhe Umres, myslimanët shkojnë dhe kthehen mes dy kodrave shtatë herë. Ky veprim quhet SAY (sai)


Kategoritë
LajmeTë ndryshme