Pamjet satelitore tregojnë se si pamja e peizazhit ndryshoi pas tërmetit

Shkencëtari nga Instituti i Teknologjisë në Karlsruhe, Andreas Schafer, ka publikuar imazhe krahasuese satelitore që tregojnë se si ka ndryshuar peizazhi në Turqi që nga tërmetet që tronditën Turqinë jugore të hënën.

Në një nga pamjet e publikuara nga Schafer, shihet një çarje në Nurdag të Turqisë. Ai shprehet se bëhet fjalë për një lëvizje horizontale prej tre deri në katër metra. Fotografitë janë krijuar duke përdorur Google Maps dhe Maxar.

Videoja e dytë tregon lëvizjen e rrugës, gjithashtu në Nurdag, dhe një kapanon drithi të shkatërruar.

 

Fotoja e tretë krahasuese e publikuar tregon se si autostrada ka lëvizur të gjithë autostradën, por edhe se tashmë është duke u zhvilluar rikonstruksioni i pjesës së shkatërruar.

Harold Tobin, profesor në Departamentin e Shkencave të Tokës në Universitetin e Uashingtonit dhe drejtor i Rrjetit Sizmik të Paqësorit Veriperëndimor, tha se energjia e lëshuar nga tërmeti e lëvizi pllakën e Anadollit me tre metra.

Sipas të dhënave të deritanishme, më shumë se 20,000 njerëz vdiqën dhe dhjetëra mijëra u plagosën në serinë e tërmeteve që shkatërruan jugun e Turqisë dhe veriun e Sirisë të hënën.

Kategoritë
BotaLajme