“Pandemia mund të përfundojë së shpejti nëse nuk shfaqet një variant i ri”

Drejtori i rajonal për Evropën i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), dr. Hans Kluge tha se pandemia mund të përfundojë së shpejti nëse nuk shfaqet një variant i ri i COVID-19

Drejtori i rajonal për Evropën i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), dr. Hans Kluge tha se pandemia mund të përfundojë së shpejti nëse nuk shfaqet një variant i ri i COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kluge për televizionin RUV të Islandës ka komentuar deklaratat e drejtorit të Përgjithshëm të OBSH-së, dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus se “Në pandeminë e COVID-19 është vërejtur vija e fundit”.

“Pandemia mund të përfundojë së shpejti nëse nuk shfaqet një variant i ri. Duhet të kemi shpresë për këtë çështje”, deklaroi Kluge duke shtuar se i bashkohet deklaratave të Ghebreyesus.

Duke u rekomanduar të gjithëve që të bëjnë dozën përforcuese kundër COVID-19 para dimrit që po afron, Kluge tha se “E rëndësishme është edhe një ndjekje e fortë për të identifikuar shpejt variantet e reja”.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Ghebreyesus në një deklaratë më 14 shtator tha se “Nuk kemi qenë kurrë në një situatë kaq të mirë për t’i dhënë fund pandemisë. Vijën e fundit e shohim por nuk jemi atje”.

Ai mbron idenë e tij se në luftën ndaj COVID-19 është arritur drejt fundit. “Gjëja më e keqe që mund të bëjmë në këtë situatë është ndalesa. Duhet të vrapojmë shpejt dhe të kalojmë vijën e fundit. Nëse nuk e vlerësojmë tani këtë mundësi, mund të shkaktojmë më shumë rreziqet e varianteve, vdekjeve dhe të pasigurisë”, tha Ghebreyesus.

Kategoritë
LajmeShëndetësi