Panik në aeroport, avioni i pasagjerëve merr flakë (Video)

Një aeroplan pasagjerësh TUI ka marrë flakë në aeroportin e Mançesterit .

Ekuipazhet vrapuan në vendin e ngjarjes, ndërkohë që tym i dendur filloi menjëherë të dilte nga një prej motorëve të tij.

Pushuesit e tronditur shikonin nga sallonet e nisjes së Terminalit 2 teksa zjarrfikësit po shuanin flakët.

Dyshohet se motori i cili u përfshi nga flakët pësoi një defekt teknik në mbërritje pasi ishte mbinxehur.

Të gjithë pasagjerët kishin dalë jashtë dhe asnjë nga ekuipazhi nuk ishte në rrezik, tha TUI.

Kategoritë
BotaLajme