Paolo Maldini me objektiva të “qarta”: Nuk mund të jemi të kënaqur me fitimin e një kampionati

Nga kampi stërvitor në Dubai, menaxheri i kuqezinjve, Paolo Maldini , shikon rifillimin e kampionatit pas pushimit për shkak të, Kupës së Botës dhe të gjitha angazhimet e ekipit nga tani deri në fund të sezonit. Me ide shumë të qarta.

“Qëllimi është të jemi gati për 4 janar për të luajtur shumë ndeshje të ngushta. Kemi gjetur kushtet ideale për të bërë edhe stërvitje të dyfishta. Pas disa ditësh largësi filluam sërish të flasim se cilat janë synimet tona. Shpresojmë t’i rikuperojmë pothuajse të gjithë në janar, duhet të jemi protagonistë në katër kompeticionet që na kanë mbetur, do të duhet të përballemi me ta nga Milani dhe Milani duhet të synojë fitoren”,- është shprehur legjenda e “kuqezinjve”.

Në deklaratën e tij, Maldini vuri në fokus përballjen e Milant në Champions League, përballë londinezëve të Tottenham.

“Liga e Kampionëve është kompeticioni më i rëndësishëm dhe më i vështirë, por ndërkohë le ta bëjmë hap pas hapi. Ndeshja kundër Tottenham do të tregojë shumë për rrugën tonë në Ligën e Kampionëve. Nuk mund të jemi të kënaqur me fitimin e një Scudetto, duhet të jemi pak më ambicioz”,- tha më tej Maldini, për synimet e bordi drejtues, në Champions League.

Kategoritë
LajmeSport