Papa Françesku vlerëson përpjekjet e Turqisë për ndërmjetësim mes Rusisë dhe Ukrainës

Papa Françesku ka deklaruar se diplomacia është e rëndësishme për zgjidhjen e problemeve, krijimin e mjedisit të bashkëpunimit dhe përmbushjen e nevojave të përbashkëta

Ambasadori i Türkiye-s në Vatikan, Lütfullah Göktaş, theksoi se përpjekjet e Türkiye-s për ndërmjetësim mes Rusisë dhe Ukrainës janë vlerësuar edhe nga Vatikani, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë në Twitter, Göktaş informoi se është takuar me Papa Françeskun i cili me rastin e Vitit të Ri ka pritur ambasadorët në Vatikan.

Göktaş tha se Papa Françesku gjatë takimit i ka theksuar se “Presidenti (Recep Tayyip) Erdoğan duhet të vazhdojë përpjekjet e tij për siguruar paqen”.

– Papa Françesku vuri theksin mbi paqen

Në fjalimin e tij në takimin tradicional vjetor me ambasadorët me detyrë në Vatikan, Papa Françesku, tërhoqi vëmendjen për luftërat dhe ndarjet në botë dhe uroi “paqe”.

Papa Françesku deklaroi se diplomacia është e rëndësishme për zgjidhjen e problemeve, krijimin e mjedisit të bashkëpunimit dhe përmbushjen e nevojave të përbashkëta.

Duk bërë të ditur se lufta në Ukrainë nuk ka shkaktuar vetëm vdekje dhe shkatërrim, por në të njëjtën kohë edhe vdekje nga uria dhe i ftohti, Papa Françesku tha se “E ndiej të nevojshme që të përsëris thirrjen time që ky konflikt i pakuptimtë të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur për shkak të pasojave të tij në fushën e energjisë dhe prodhimit të ushqimit, efektet e cilave ndihen në të gjitha rajonet jashtë Evropës, kryesisht në Afrikë dhe Lindjen e Mesme”.

– Papa Françesku thirrje për dialog mes Izraelit dhe Palestinës

Papa Françesku u bëri thirrje zyrtarëve izraelitë dhe palestinezë për rrugën e dialogut për zgjidhjen me dy shtete.

Pasi vuri në dukje se Vatikani ndjek me shqetësim edhe konfliktin mes Palestinës dhe Izraelit, Papa Françesku, tha: “Nga kjo preket kryesisht Kudsi i cili është një qytet i shenjtë për hebrenjtë, të krishterët dhe muslimanët. Kudsi të rikujton misionin e tij për të qenë qyteti i paqes, por fatkeqësisht ai është bërë një skenë konflikti”.

Papa Françesku u shpreh se ka besimin që Kudsi mund të bëhet sërish simboli i bashkëjetesës në paqe. “Shpresoj që zyrtarët e Shtetit të Izraelit dhe Shtetit të Palestinës, të mund të mbledhin sërish guximin dhe vendosmërinë e tyre për të krijuar dialog të drejtpërdrejtë me qëllimin për të zbatuar zgjidhjen me dy shtete me të gjitha drejtimet e saj dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe rezolutat e Kombeve të Bashkuara (OKB)”, tha Papa Françesku.

Kategoritë
BotaLajme