Para 60 vjetëve e 2 ditëve, lindi kosovari i njëmiliontë

Numri i gazetës Rilindja i datës 6 korrik 1962, është i vjetër 60 vjet e dy ditë.

Veç 24 orë më shumë jetë mund t’i ketë edhe personi, në njëfarë forme i veçantë, për lindjen e të cilit, pa përmendur emër a vend raportoi ish gazeta e vetme e përditshme në shqip, e asaj kohe, në Kosovë.

Foshnja që mund ta ketë parë dritën e diellit për herë të parë më 6 korrik 1962, pati fatin të jetë banori i njëmiliontë i vendit, njofton Klan Kosova.

Fëmija, siç raportonte Rilindja, ishte ndër 37 mijë bebet që iu shtuan Kosovës, në 15 muajt para korrikut. Kaq thuhet të ketë qenë numri i banorëve të Prishtinës më 1962.

Kategoritë
LajmeVendi