Para bisedimeve në Prishtinë, Gabriel Escobar vizitoi një manastirin e Deçanit

Gabriel Escobar, Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit dhe Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor, ka vizituar sot Manastirin  Deçanit.

Escobar  vizitoi Kosovën sot dhe shfrytëzoi rastin për të vizituar manastirin e Deçanit.

Ai së bashku me Alyson Grunder, zëvendësambasadoren e SHBA-së në Prishtinë, ka vizituar në manastir edhe arkimandritin Sava Janjiq.

“Ne jemi mirënjohës për angazhimin e vendosur të SHBA-së për mbrojtjen e të gjitha komuniteteve dhe trashëgimisë fetare në Kosovë”, thuhet në postimin e manastirit në Twitter.
Escobar erdhi në Kosovë së bashku me një delegacion për të zhvilluar një takim me zyrtarë sot në Prishtinë. Ai do të shoqërohet nga këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Chole. Të martën ata do të shkojnë më pas në Beograd.

Kategoritë
LajmeVendi