Paralajmërimi i fortë i Rusisë për Izraelin

Ish-Presidenti i Rusisë, Dimitri Medvedev, e ka kërcënuar Izraelin me ndërprerje të marrëdhënieve dypalëshe nëse ndihmon ushtarakisht Ukrainën, një hap që autoritetet izraelite tani duken të gatshme ta ndërmarrin pas përdorimit të dronëve iranianë nga Rusia.

Për Medvedev, i cili aktualisht është nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, ky është një hap “shumë i pamatur” nga ana e Izraelit. Deri më tani, Izraeli ka furnizuar vetëm pajisje jovdekjeprurëse për forcat ukrainase, duke shmangur çdo konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë, një aleat në shumë biznese. Por, dronët iranianë kanë qenë një hap nga ana e Rusisë që nuk u ka pëlqyer.

Zyrtarë të lartë në Izrael konfirmuan pak ditë më parë se Irani po transferonte raketa balistike në Rusi. “Ka ardhur koha që Ukraina të marrë ndihmë ushtarake nga ne, siç bëjnë Shtetet e Bashkuara dhe vendet e NATO-s”, thotë Nachman Shai, Ministri i Izraelit për Diasporën.

Bërja e konfliktit më global dhe ndërkombëtar mund të jetë mënyra e vetme për të ndaluar Rusinë dhe aleatët e saj, dhe veçanërisht Izraeli dëshiron që të ndalojë Iranin, që ndodhet 1 724 km larg.

Izraeli po mbështeste Ukrainën me inteligjencë, si dhe me ambulanca, materiale mbrojtëse dhe sigurie. Tani mund të konfirmohet hapi tjetër dhe ka ardhur koha për të dërguar armë, të lehta dhe të rënda, tanke dhe raketa.

Sipas “The Washington Post”, një vlerësim i inteligjencës, i ndarë ditët e fundit me zyrtarët ukrainas dhe amerikanë, pohon se industria e armatimit të Iranit po përgatit një dërgesë të parë të raketave Fateh-110 dhe Zolfaghar, dy raketa balistike iraniane të njohura me rreze të shkurtër, të afta për të arritur objektivat në rrezet 300 dhe 700 kilometra. Ky do të ishte dorëzimi i parë i raketave të tilla në Rusi që nga fillimi i luftës. Megjithatë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Nasser Kan’ani, mohon çdo përfshirje në furnizimin me dronë për Rusinë.

Dhe Rusia gjithashtu i refuzon këto lajme, por mbetjet e dronëve janë verifikuar tashmë. Ashtu si Irani, Rusia ka hedhur poshtë raportet perëndimore për dërgesat e armëve iraniane për fushatën e saj në Ukrainë, me zëdhënësin presidencial rus Dmitry Peskov që i ka cilësuar këto raporte si “të rreme”.

Nëse qëndrimi i Izraelit ndryshon, pavarësisht prishjes së marrëdhënieve me Rusinë, mund të ndryshojë qëndrimin e Arabisë Saudite, e cila gjithashtu mbetet neutrale.

Kategoritë
BotaLajme