Paralajmërimi i shefit të NATO-s: Rusia mund ta marrë Bakhmut-in në ditët në vijim

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka paralajmëruar sot se Bakhmut-i mund të bjerë në ditët në vijim, edhe pse forcat ruse po pësojnë humbje të mëdha.

Duke folur me gazetarët përpara një mbledhjeje të ministrave të Mbrojtjes së Bashkimit Europian në Stockholm, Stoltenberg tha se Rusisë i mungon cilësia, por ata po e kompensojnë me sasi.

Ata kanë pësuar humbje të mëdha, por në të njëjtën kohë, nuk mund ta heqim si opsion se Bakhmut-i mund të bjerë eventualisht në ditët që do të pasojnë,” u shpreh shefi i NATO-s.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar më herët gjatë kësaj jave se trupat e tij do të vijojnë ta mbrojnë qytetin pavarësisht presionit intensiv të Rusisë dhe humbjeve të mëdha.

Po ashtu, ai dje në një intervistë për CNN tha se nëse Rusia arrin të marrë Bakhmut-it, rruga më pas do të jetë e hapur për qytetet e tjera në rajonin e Donetsk-ut.

Kategoritë
BotaLajme