Paralajmërimi i Thaçit: Cilët liderë ndërkombëtarë janë gati të dëshmojnë për të në Speciale?

Ish-presidenti Hashim Thaçi në fjalën e tij para Gjykatës Speciale sot la të kuptohet se shumë liderë kanë shprehur gatishmërinë të dëshmojnë për të në gjykim

Thaçi tha se ka “vendorë dhe ndërkombëtarë janë të gatshëm të dëshmojnë për pafajësinë time”.

Ish-udhëheqësi i drejtorisë politike të UÇK-së i ka përmendur disa politikanë të mëdhenj botërorë e vendorë, duke thënë se ata do të kishin dëshmuar për të në Hagë.

“Më vjen keq që nuk do të kemi mundësi t’i dëgjojmë në këtë gjykatë dëshmitë e Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright, Sekretarit të Jashtëm, Robin Cook, senatorit Robert Dole, ambasadorit Richard Holbrooke, z. De Mello – ka qenë shefi i parë i UNMIK-ut në Kosovë menjëherë pas luftës – të presidentit Ibrahim Rugova, të profesor Fehmi Aganit, të Adem Demaçit dhe liderëve të tjerë. Ata do të kishin dëshmuar në emrin tim për atë që kam thënë dhe bërë gjatë asaj kohe të rëndësishme në historinë e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Kategoritë
BotaLajmeVendi