Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, UEFA ka bërë një njoftim të veçantë për gjyqtarët. Në deklaratën e bërë, u theksua se duhet të mbështeten lojtarët që do të çelin iftarin gjatë ndeshjeve.
Deklarata e UEFA-s është si më poshtë:
“Të nderuar gjyqtarë, të nderuar vëzhgues të gjyqtarëve,
Këtë vit, Ramazani do të zgjasë nga 28 shkurti deri më 29 mars. Gjatë kësaj periudhe, në ndeshjet e UEFA-s pritet që të mbështeten lojtarët që do të çelin iftarin gjatë ndeshjes.
Në këtë drejtim, vetëm nëse ka një kërkesë nga delegati ose komisioneri i fushës, gjyqtari duhet të lejojë një ndalesë të shkurtër në momentin e paracaktuar gjatë takimit organizativ të ditës së ndeshjes (domethënë, në ndërprerjen e parë natyrore të lojës pas perëndimit të diellit), duke u përshtatur me rrjedhën natyrale të lojës.
Ju falënderojmë paraprakisht për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.
Me respekt,
Shërbimet e Gjyqtarëve të UEFA-s”