Njohësi i çështjeve të sigurisë në Kosovë, Agim Musliu, ka bërë apel përmes një njoftimi që të evitohen nga sot udhëtimet nëpër Serbi.
Duke pasur parasysh që nga dita e sotme janë paralajmëruar që do të ketë bllokim të pikë kalimeve që lidhin dy vendet, Kosovën dhe Serbinë, Musliu, ka thënë se qytetarët duhet ta kenë të qartë se barrikadat në anën serbe të kufirit mund të jenë shumë të ashpra.
“Prej sot, të gjithë qytetarët e Kosovës që ende udhëtojnë nëpër Serbi, duhet ta kenë të qartë se barrikadat në anën serbe të kufirit mund të jenë shumë të ashpra. Aty ka serbë të ekstremit të djathtë që kanë lidhej me rusët, dhe normalisht aty janë edhe terroristët e Milan Radoiçit e Aleksandar Vuçiqit”, ka shkruar ai, transmeton lajmi.net.
Ai madje ka shprehur shqetësim edhe për mundësinë e përdorimit të substancave narkotike në këto pika, gjëra pëe të cilat sipas tij, Vuçiq ka njohuri.
“Këto bëhen me të vetmin qëllim, që të nxisin tensione, duke e parë se komunat veriore janë spastruar nga kriminelët e orkestruar nga Beogradi. Aty do të konsumohet raki dhe drogë. Vuçiqi mendon se Kosova dhe NATO nuk e di që ai vet është organizatori i këtyer”, është shprehur tutje ai.
“Pra, nëse nuk dëshironi të sulmoheni, evitoni udhëtimet nëpër Serbi”, ka shkruar Musliu në Facebook./Lajmi.net