Dogana e Kosovës ka parandaluar një përpjekje për kontrabandë medikamentesh gjatë një kontrolli të kryer në kabinën e një maune, duke zbuluar mallra të padeklaruara dhe të fshehura.
Në njoftimin e Doganës së Kosovës thuhet se janë sekuestruar 1000 copë injeksione CLEXANE 4.000 IU (40 mg/0.4 ml), me një vlerë prej rreth 15,000 €.
“Dogana e Kosovës ka parandaluar një përpjekje për kontrabandë medikamentesh gjatë një kontrolli të kryer në kabinën e një maune, duke zbuluar mallra të padeklaruara dhe të fshehura”, thuhet në njoftim.
Mallrat janë sekuestruar derisa Dogana e Kosovës ka ngritur kundërvajtjeje doganore në përputhje me Kodin Doganor dhe legjislacionin në fuqi. Mauna është devijuar për të vazhduar kontrollin dhe procedurat doganore në Terminalin e Hani i Elezit./Lajmi.net/