Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Sipas Prishtina Weather të premten do të mbajë mot i thatë, i vranët por i ftohtë.  Nga dita e shtunë sërish priten të reshura shiu e më vonë edhe bore, e reshjet borës kohë pas kohe vazhdojnë ditën e hënë.

Erërat që pritet të fryjnë ditëve të ardhshme edhe mbajnë ndotësit ajror më të shpërndarë, kështu që indeksi i cilësisë së ajrit mund të mbetet më gjatë në vlera të pranueshme.  Vetëm në periudha më të zgjatura të qetësisë, kur ndotësit mbeten më të përqendruar pranë sipërfaqes kalojnë në vlera të dobëta e shumë të dobëta.

6.01 – Mbetet butë gjatë ditës, me shtim të vranësirave.  Pasdite vonë priten edhe reshje lokale shiu, që me rënie të temperaturës edhe shndërrohen në borë më vonë në mbrëmje.

7.01 – Kryesisht vranët dhe ftohtë.

8.01 – Kryesisht vranët, e kohë pas kohe me reshje të dobëta shiu, që vonë në mbrëmje edhe pritet të shndërrohen në borë.

9.01 – Ftohtë e kryesisht me vranësira.  Orëve të mëngjesit vende-vende vazhdojnë reshje të dobëta bore.

10.01 – Ftohtë e kohë pas kohe me reshje të dobëta bore.

Temperaturat me tendencë të rënies, minimalet zbresin në 0C e -2C në fundjavë, e maksimalet zbresin për 10C nga kjo e enjte në të premten, për të shënuar një rritje të lehtë në 6C ditën e shtunë, e deri të hënën zbresin edhe në 0C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja e lindja 3-10m/s.

Shtypja atmosferike fillimisht në rritje, e më pas sërish në rënie.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme