Njëzet vjeçari Ghanim Al Muftah është ambasadori i Kupës së Botës, i cili performoi në hapje me Morgan Freeman. Për shkak të historisë së tij të vështirë të jetës, Ghanim u bë frymëzim dhe model për të rinjtë në atë pjesë të botës. Miliona njerëz e ndjekin atë në rrjetet sociale.
Ghanim vuan nga sindroma e regresionit kaudal, një çrregullim i rrallë që pengon zhvillimin e pjesës së poshtme të shtyllës kurrizore. Edhe pse mjekët parashikuan se ai nuk do të mbijetonte më shumë se 15 vjet, Ghanim ia doli dhe sot është një simbol shprese për shumë njerëz. Ai njihet edhe si sipërmarrësi më i ri i Katarit (ai themeloi një kompani që prodhon akullore).
Ai merret me sporte të ndryshme dhe ëndrra e tij është të përfaqësojë vendin e tij në Lojërat Olimpike. Në shkollë, shkruajnë mediat botërore, ai luante futboll me këpucë futbolli në duar. Ai u ngjit gjithashtu në Xhabel Shams, majën më të lartë malore në të gjithë rajonin. Ai studion për shkenca politike me qëllim që të bëhet diplomat dhe më pas kryeministër i vendit të tij.
“Në kapacitetin tim si ambasador i Kupës së Botës, dua të dërgoj një mesazh shprese, gjithëpërfshirjeje, paqeje dhe uniteti për njerëzimin”, tha ai në deklaratën e tij pasi u përzgjodh si ambasador i këtij viti në Kupën e Botës.
https://www.tiktok.com/tag/%D8%BA%D8%A7%D9%86%D9%85_%D8%A7%D9%84%D9%85%D9%81%D8%AA%D8%A7%D8%AD?refer=embed