“Paratë po e sundojnë futbollin”, Vedat Muriqi me kritika edhe për gjyqtarët e La Liga-s

Sulmuesi i Mallorca-s, Vedat Muriqi u paraqit në një intervistë në “Radioestadio Noche”.

Ai u shpreh i pakënaqur me zhvillimin e ndeshjeve të Superkupës së Spanjës në shtetin e Arabisë Saudite.

“Unë mendoj se ne kemi stadiume më të mira këtu në Spanjë. Por futbolli ka ndryshuar dhe tashmë paratë po e sundojnë atë”, u shpreh Muriqi

Sulmuesi kosovar ka një kritikë edhe për gjyqtarët në La Liga.

“Duhet ta lënë skuadrën të luaj më shumë futboll. VAR-i duhet ta ketë parasysh se futbolli nuk shihet në një foto. Ne po largohemi nga futbolli normal”, vazhdoi tutje sulmuesi kosovar

Muriqi gjatë këtij sezoni me Mallorcan ka zhvilluar 16 ndeshje, ka shënuar tri gola dhe ka bërë dy asiste.

Kategoritë
Sport