Parlamenti në largim i Gjermanisë miratoi të martën një rritje masive të huamarrjes së qeverisë, duke përfshirë një ndryshim gjithëpërfshirës në rregullat e borxhit të vendit.
Konservatorët e kancelarit në pritje Friedrich Merz dhe socialdemokratët e qendrës së majtë, aktualisht në bisedime për të formuar një qeveri pas zgjedhjeve të muajit të kaluar, kishin propozuar një fond prej 500 miliardë eurosh për infrastrukturën dhe ndryshimet në rregullat e huamarrjes për të forcuar mbrojtjen dhe për të ringjallur rritjen në ekonominë më të madhe të Europës, shkruan Reuters
Për të siguruar shumicën e nevojshme të dy të tretave në parlament, atyre iu desh të integronin kërkesat e minutës së fundit nga partia e të Gjelbërve në propozimin e tyre.
Legjislacioni tani shkon në dhomën e lartë të Bundesrat, e cila përfaqëson 16 shtetet e Gjermanisë dhe do të votohet të premten.
Zyrtarë të lartë të konservatorëve dhe socialdemokratëve kanë thënë se presin që dhoma e lartë të miratojë legjislacionin.