Pas 258 orësh nga tërmeti, shpëtohet edhe një grua

Një tjetër mrekulli ndodhi mbrëmjen e sotme në Kahramanmaraş, plot 258 orë pas tërmeteve shkatërrimtare që u kanë marrë jetën mbi 41 mijë personave në Turqi e Siri.

Gruaja e quajtur Neslihan Kılıç, e cila mbeti e bllokuar në rrënojat e zonës Ebrar, e cila u shkatërrua nga tërmeti, u shpëtua dhe është shëndoshë e mirë.

Kjo i ka dhënë më shumë zemër ekipeve të kërkim – shpëtimit, të cilët janë inkurajuar dhe shpresojnë shumë që të nxjerrin të tjerë persona të gjallë nga rrënojat.

Pavarësisht se kjo është disi e vështirë me kalimin e minutave, pasi është një periudhë e gjatë pa ngrënë dhe pa pirë, çka bën që një qenie njerëzore të mos i mbijetojë dot.Por duke parë dy mrekullitë e ndodhura sot, ku gjatë ditës u shpëtua e gjallë një 17-vjeçare, ata ende nuk i kanë humbur shpresat se mrekulli të tjera do të vijnë.

Kategoritë
BotaLajme