Pas 45 vitesh aktivitet terrorist, Abdullah Ocalani i bën thirrje PKK-së të ulë armët dhe të shpërbëhet

Lideri i Partisë Komuniste Kurde, Abdullah Ocalani, pas 45 vjetësh aktivitet terrorist në Turqi të forcës që ai drejton, ka bërë thirrje që të ndalen aktivitete të tilla dhe të ulen armët.

“Të gjitha grupet duhet të çarmatosen dhe PKK-ja duhet të shpërbëhet. Unë bëj thirrje për dorëzim të armëve dhe marr përgjegjësinë historike të kësaj thirrjeje”, ka shkruar Ocalani përmes një mesazhi referuar eksponentëve të PKK-së.

Sipas tij, rënia e socializmit real në vitet 1990 për shkak të faktorëve të brendshëm, së bashku me shpërbërjen e mohimit të identitetit në vend dhe përparimet në lirinë e shprehjes, kanë çuar në humbjen e kuptimit të PKK-së dhe në përsëritjen e tepërt.

Kategoritë
BotaLajme