Pas Boris Johnson a po përgatitet të jep dorëheqje edhe kancelari gjerman Olaf Scholz

Fillimisht Anglia, më pas Italia, u trondit nga valët e dorëheqjes. Kriza që filloi në Gjermani me ndërprerjen e gazit nga Rusia mund të çojë në dorëheqjen e kryeministrit Olaf Scholz. Arsyeja është politika e tij.

Rusia i ka mbyllur rubinetat e gazit, kështu që disa familje gjermane mund të duhet t’i ngrohin shtëpitë e tyre me dru në vend të gazit.

Dhe kjo do të thotë një krizë…

Mungesa globale e gazit, e përkeqësuar nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës, ka bërë që çmimet të rriten pasi shumë konsumatorë e ndërprenë përdorimin si përgjigje.

Analistët në Deutsche Bank thanë se ata presin që kërkesa për gaz në Gjermani të mbetet 10 për qind nën një vit më parë, e nxitur nga kursimet në sektorët e amvisërive, industrisë dhe shërbimeve në muajt e ardhshëm.

Shqetësimet në rritje vazhdojnë pasi Rusia kufizon furnizimet në Evropë dhe do të mbajë të mbyllur tubacionin Nord Stream 1 pas mirëmbajtjes.

Kriza e furnizimit mund t’i shtyjë vendet, përfshirë Gjermaninë, në recesion pasi ky dimër kërcënon urinë dhe ndërprerjet e energjisë elektrike.

Sipas artikullit të Daily Telegraph, politikat e zbatuara nga qeveria aktuale gjermane mund të çojnë edhe në dorëheqjen e kryeministrit Olaf Scholz

.Në artikull thuhej se Scholz u përpoq të kënaqte njëkohësisht aleatët e NATO-s dhe Rusinë, por kjo nuk ishte e mundur dhe se qeveria aktuale mund të duhet të japë dorëheqjen së shpejti.

Kategoritë
BotaLajme