Pas demantit të Sveçlës, reagon OJQ “Aktiv”: U ushtrua dhunë mbi Milliqeviq nga Policia e Kosovës

OJQ Aktiv po pretendon se Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës “kanë ushtruar dhunë” mbi drejtorin e kësaj OJQ-je, Miodrag Milliqeviq.

Më herët, Policia e Kosovës si dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë mohuar kategorikisht që është përdorur dhunë ndaj Milliqeviqit.

Por OJQ-ja e tij vazhdoj të pretendoj pa ofruar prova.

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30, në afërsi të vendkalimit në Jarinje, kur drejtori ekzekutiv i OJQ-së,Miodrag Milliqeviq, është ndaluar nga pjesëtarët e Njësisë Speciale të Kosovës dhe ndarë nga kolona, ku gjatë marrjes në pyetje nga një pjesëtarë i njësisë në fjalë është goditur në bark”, thuhet në pretendim.

”Njëkohësisht, nga të njëjtit pjesëtarë, Milliqeviqi iu është nënshtruar abuzimeve verbale të cilët i kanë bërtitur dhe kanë kërkuar nga ai që të “mbyll gojën” duke e pyetur “pse nuk posedon dokumente të Kosovës”, vazhdon njoftimi.

“Drejtori ekzekutiv i OJQ Aktiv, gjatë gjithë procedurës, nga ndalimi deri në marrjen në pyetje, ka bashkëpunuar plotësisht me policinë dhe nuk ka bërë asgjë për të nxitur reagimin e dhunshëm të policisë”, thuhet në komunikatën e kësaj OJQ-ve.

Kategoritë
LajmeVendi