Pas dy atentateve, alarm për bombë pranë tubimit të Donald Trump në Nju Jork

Një makinë me një sasi eksplozivi brenda saj dyshohet se është gjetur pranë qendrës në Long Island, aty ku Donald Trump do të zhvillojë tubimin e tij elektoral mbrëmjen e sotme.

Mediat amerikane duke iu referuar informacioneve nga Departamenti i Policisë Nassau, raportojnë se të mërkurën në mëngjes agjentët iu përgjigjën një “ngjarje të dyshimtë” pranë vendndodhjes së vendit të tubimit të ish-presidentit në Nju Jork.

Ne iu përgjigjëm një ngjarje të dyshimtë në afërsi të Nassau Coliseum, megjithatë nuk u gjet ndonjë mjet shpërthyes”, tha një oficer për Newsweek pasi qarkulluan raportimet për pajisjen shpërthyese.

“Është një person që po merret në pyetje, i cili mund të ketë trajnuar një qen zbulues të eksplozivëve pranë vendit të ngjarjes. Individi me qenin raportoi në mënyrë të rreme se ishte gjetur eksploziv dhe ai individ aktualisht po ndalohet nga policia”, tha sakaq Komisioneri i Policisë së Qarkut Nassau, Patrick Ryder, citon A2.

Ndërkohë, burime në Departamentin e Policisë së Qarkut Nassau dyshohet se i thanë gazetarit James Lalino më herët të mërkurën se në vendin e tubimit “u thye perimetri dhe një fuçi blu u largua prej aty“.

Me sa duket ata gjetën një mjet shpërthyes në një nga automjetet”, tha burimi për gazetarin, duke shtuar se shoferi i makinës dyshohet se përfundoi duke vrapuar në pyll.

Askush nuk e pa nëse ai kishte ndonjë gjë me vete, ata thjesht e panë atë duke u larguar me vrap. Shumë makina po parkojnë tani, ato janë rreshtuar në Hempstead Turnpike, vetëm duke parkuar në bar. Edhe në Eisenhoëer Park, ata thjesht po parkojnë atje”, i tha burimi, Lalinos, sipas një postimi në platformën ‘X’.

Kandidati republikan për President do të mbajë një tubim në orën 19:00 në Uniondale, në Koliseumin Memorial të Veteranëve të Nassau. Tubimi vjen vetëm tre ditë pas atentatit të dytë ndaj Trump që ndodhi teksa ai luante golf në West Palm Beach, Florida.

Zyrtarët e qarkut të Nassau lëshuan një përditësim sigurie përpara tubimit dhe po koordinohen me Shërbimin Sekret të SHBA për të siguruar pjesën e jashtme të vendit.

Ky do të jetë vendi më i sigurt në SHBA të mërkurën”, nënvizoi Patrick Ryder në një konferencë për shtyp të hënën.

Kategoritë
BotaLajme