Pas futjes në qarkullim të euros, policia kroate paralajmëron falsifikimin: Kjo kartëmonedhë është më e falsifikuara

Në Kroacinë e cila hyri në Shengen dhe futi euron si monedhë, qytetarët po këmbejnë me nxitim kuna, ndërsa policia kërkon kujdes për shkak të shfaqjes së mundshme të kartëmonedhave të falsifikuara.

Policia bën me dije se në vendet që kanë futur euron është dyfishuar numri i kartëmonedhave të falsifikuara në treg dhe më të falsifikuarat janë ato të 50 eurove.

Duke qenë se Kroacia është vend turistik, pritet rritje e numrit të eurove të falsifikuara në treg, por edhe të monedhave të falsifikuara, raporton HRT.

Policia apelon qytetarët që të kryejnë transaksione monetare përmes institucioneve financiare, sepse është më e sigurta, dhe theksohet se gjoba janë të mundshme edhe në rast të marrjes së parave të falsifikuara.

Paratë e falsifikuara mbillen më shpesh në kafene, klube disko dhe tregje.

Në Evropë, çdo muaj zbulohen mesatarisht 35 mijë kartëmonedha të falsifikuara.

Janë 420,000 të tilla në qarkullim në vit, dhe prodhohen kryesisht në vendet e Evropës Juglindore.

Dënimi i parashikuar për shkelësit është deri në dhjetë vjet burg.

Në Kroaci, e cila dje hyri në Shengen dhe prezantoi euron si monedhë, kuna ka më shumë se 28 vjet që përdoret si monedhë zyrtare dhe deri më 14 janar mbetet një mjet i barabartë pagese.

Kategoritë
LajmeRajoni