Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan u ka bërë thirrje shteteve islame që të ndihmojnë Shqipërinë pas tërmetit të 26 nëntorit, ndërkohë që Turqia ka qenë një ndër shtetet e para që ka dërguar ndihma për banorët e prekur nga tërmeti. Erdogan ka ka bërë të ditur se pas lajmit të tërmetit ka biseduar dy herë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, transmeton Gazeta e Re.
Përveç ndihmave të drejtpërdrejta, ai kërkoi ta ndihmojnë Shqipërinë edhe nga miqtë e tij anekënd botës islamike.
Erdogan theksoi se i ka dërguar ngushëllimet kryeministrit Rama dhe shtoi se Turqia ka dërguar ekipet e saj të kërkim-shpëtimit. “Gjithë botës islame i bëj thirrje që ta mbështesë Shqipërinë”, shtoi ai.
Kështu Erdogan, ka parashtruar një kërkesë për ta ndihmuar Shqipërinë, tek Mbreti i Katarit, Muhamed Al Thani, e ky i fundit nuk i rezistoi Erdoganit dhe ndau për të mbijetuarit e tërmetit 20 milion dollarë.
Në anën tjetër edhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë paralajmëruar një ndihmë prej 3 milion $ për Shqipërinë. /gazetaere.com/