Pas kthimit nga Amerika, Kurti mbledh partinë

Kryeministri i Kosovës, njëherësh lideri i VV-së, sot është kthyer nga SHBA-të.Pas kthimit ai ka mbajtur një konferencë me presidenten Vjosa Osmani, ku folën për vizitën në SHBA.

Sot, Kurti po ashtu ka mbajtur mbledhje me koordinatorët e Qendrave të Lëvizjes Vetëvendosje.

Dy çështjet që u diskutuan ishin vizita e fundit në ShBA për nënshkrimin e marrëveshjes me MCC, dhe çështjet organizative që kanë të bëjnë me procesin e brendshëm zgjedhor.

Postimi i plotë:

Sot u mbajt mbledhja me koordinatorët e Qendrave të Lëvizjes VETVENDOSJE! në Kosovë. Situata politike në vend, me shkas vizita e fundit në ShBA për nënshkrimin e marrëveshjes me MCC, dhe çështjet organizative që kanë të bëjnë me procesin e brendshëm zgjedhor, ishin dy çështjet e diskutuara në këtë mbledhje të drejtuar nga Kryetari i Lëvizjes, njëherazi, Kryeministri, Albin Kurti, Sekretarja Organizative, Vlora Haxhimehmedi, dhe Koordinatori për Qendra, Valon Hoti.

Marrëveshja me MCC për 236.7 milionë dollar investime në sektorin e energjisë do e shtyjë përpara Strategjinë për Energji (2022-2031) të vendit tonë drejt dekarbonizimit dhe stabilitetit me furnizim të rregullt me energji elektrike. Investimi në Bateritë Akumuluese përveç se do të na ndihmojnë në kohë krizash do të ndikojnë edhe në rritjen e investimeve të huaja direkte nga vendet e Bashkimit Evropian dhe ShBA-të, u tha në mbledhje. Kurse në lidhje me procesin e brendshëm zgjedhor u fol për ritmin e mirë dhe të shpejtë të konsolidimit të strukturave tona ku tashmë në mbi 300 pika janë zgjedhur përfaqësuesit e ri të organizatës. Ky seriozitet i punës dhe pjesëmarrjes së anëtarësisë tonë në zgjedhje është për t’u përshëndetur dhe tregon si vitalitetin ashtu edhe forcën e organizatës tonë në karshi sfidave dhe betejave në të ardhmen, u tha në këtë mbledhje.

Pjesë e veçantë e diskutimit ishte ardhja e mërgatës në Kosovë. Organizimi shtetëror “Karvani i Diasporës 2022” që ka filluar, dhe organizimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! gjithandej nëpër Kosovë për pritjen dhe mirëseardhjen e bashkatdhetarëve tanë. Mërgata është fuqia jonë, mbështetja e pazëvendësueshme për zhvillimin prosperues të vendin tonë.

Kategoritë
LajmeVendi