Pas mbledhjes, Komiteti për pandeminë del me njoftim për qytetarët

Komiteti për koordinim dhe vlerësim të situatës me pandeminë COVID-19 ka dalë me njoftim pas mbledhjes së mbajtur sot.

Në këtë njoftim u tha se ngadalësimi i rritjes së rasteve do të sigurojë funksionimin e sistmeit shëndetësor dhe mosrrezikimin e një fluksi të përnjëhershëm të pacientëve në spitale, shkruan lajmi.net

Më tutje, thuhet se ngadalësimi i rritjes së rasteve do t’iu japë kohë qytetarëve të vaksinohen sa më masivisht me dy dozat e para, por edhe me dozë përforcuese.

Njoftimi i plotë:

Pas rritjes së ndjeshme të rasteve pozitive të Covid-19 gjatë ditëve të fundit, sot është mbajtur mbledhja e Komitetit për koordinim dhe vlerësim të situatës me pandeminë COVID-19.

Në këtë takim u tha se ngadalësimi i rritjes së numrit të rasteve do të sigurojë që funksionimi i sistemit shëndetësor të mos rrezikohet nga një fluks i madh dhe i përnjëhershëm i pacientëve nëpër spitale, apo nga mungesa e punonjësve shëndetësorë të infektuar.

Po ashtu, një ngadalësim i tillë do t’u japë kohë qytetarëve që të vaksinohen sa më masivisht, qoftë me dy dozat e para, qoftë me dozën përforcuese.

Kjo do t’iu ofrojë mbrojtjen prej infektimit apo sëmundjes së rëndë, si dhe do ta ndihmojë Kosovën në tërësi, që të kalojë sa më shpejt valën aktuale dhe me sa më pak pasoja.

Kategoritë
LajmeVendi