Pas ndalimit të gazit dhe buka?! Lavrov: Perëndimi nuk respekton angazhimet për eksportet

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, akuzoi perëndimin se nuk po përmbush angazhimet e marra përsipër për të lehtësuar eksportin e grurit dhe fertilizuesve në tregjet globale.

Kjo ngjall frikë, se pas ndalimit e furnizimit me gaz, Moska mund të pengojë dhe eksportin e grurit të Ukrainës, duke thelluar krizën globale dhe lënë pa ushqim milionë të varfër në mbarë botën.

“Kolegët tanë perëndimor nuk po bëjnë atë çfarë i kanë premtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Konkretisht, ata nuk po marrin vendime për të hequr sanksionet logjistike që pengojnë qasjen e lirë të grurit dhe fertilizuesve të Rusisë në tregjet botërore. Ne po punojmë me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së dhe stafin e tij, në mënyrë që detyrimet e nënshkruara në Stamboll mes OKB-së dhe Federatës Ruse të përmbushen nga sekretariati i Kombeve të Bashkuara.”

Kategoritë
BotaLajme