Pas Norvegjisë, Kurti nesër në Gjermani për t’u takuar me diasporën

Kryeministri Albin Kurti nesër do të shkojë në Gjermani për t’u takuar me diasporën shqiptare atje.

Sërish bashkë me të është Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

“NESËR, më 10 nëntor, Kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, njëherazi Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, do të takojnë mërgatën në Frankfurt, Gjermani.

Takimi fillon në orën 13:30 në adresën Hanauer Landstraße 188, 60314 Frankfurt am Main. Ju mirëpresim!

Ky takim është pjesë e një serie takimesh që Kryeministri po zhvillon me diasporën për të forcuar lidhjet dhe për të diskutuar rolin e rëndësishëm që ka diaspora për zhvillimet në Kosovë”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi