Pas Putinit, Dodik foli edhe me Lavrovin dhe tha se Bosnja dhe Hercegovina është një eksperiment dhe një koloni

Presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik u takua sot në Moskë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov.

“Gjatë mbajtjes së forumit ndërkombëtar të sigurisë në Moskë, u takova me Ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov”, tha Dodik në Twitter.

Dodik iu drejtua takimit të 11-të të zyrtarëve të lartë për çështjen e sigurisë dhe vuri në dukje se pas luftës, BiH u bë një eksperiment dhe një koloni, pa respekt për historinë dhe ligjin ndërkombëtar.

Në takimin ndërkombëtar për sigurinë në Moskë, ku marrin pjesë përfaqësues nga më shumë se 100 vende të botës, presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, ka folur përmes videolidhjes.

Dodik shkon në Rusi për herë të dytë që nga fillimi i agresionit të atij vendi kundër Ukrainës dhe në asnjë mënyrë nuk përpiqet të fshehë mbështetjen e tij për Rusinë, pavarësisht se ai vend filloi luftën.

Përkundrazi, Dodik e justifikon atë luftë, duke thënë se Rusia ishte detyruar në të./Gazeta e Re

Kategoritë
LajmeRajoni