Pas shtatë muajsh martesë, aktorja e njohur turke i jep fund martesës

Demet Ozdemir dhe Oguzhan Koç, të cilët u martuan në një dasmë madhështore në Stamboll gushtin e kaluar, janë duke u divorcuar.

Çifti, i cili pati një krizë në martesë muajin e kaluar, por i dha dashurisë së tyre një shans të dytë.

Ozdemir u largua nga Levent, ku jetonte me bashkëshortin dhe më pas filloi të jetonte sërish në të njëjtën shtëpi për të shpëtuar marrëdhënien e tyre.

Sipas lajmeve të Snobmagazin; Aktorja dhe këngëtarja, prej disa kohësh po përpiqej të shpëtojë lidhjen e tyre, por nuk ka pasur sukses.

Thuhet se Özdemir i mori gjërat nga shtëpia e saj në Levent, ku qëndroi me Koçin dhe u transferua në shtëpinë e saj në Zekeriyaköy, ku jetonte kur ishte beqare. Mësohet se çifti në ditët në vijim do të aplikojë në gjykatë për divorc.

Kategoritë
Të ndryshme