Pas shumë viteve do të zhvillohet takimi në mes të Erdogan dhe liderit sirianë Essad

Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, tha se pas takimit të ardhshëm të ministrave të Jashtëm, mund të takohen gjithashtu edhe liderët e Rusisë, Türkiye-s dhe Sirisë për të diskutuar paqen dhe stabilitetin në Siri, në varësi të zhvillimeve, raporton Anadolu Agency (AA).

“Në varësi të zhvillimeve, ne mund të bashkohemi si liderë rusë, turq dhe sirianë. Pra, qëllimi ynë është të vendosim paqen dhe stabilitetin në rajon”, tha presidenti Erdoğan, në fjalimin e mbajtur në një takim të zgjeruar të krerëve provincialë të Partisë Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).

Ai shtoi se ministrat e Mbrojtjes së Türkiye-s, Rusisë dhe Sirisë, si dhe shefat e inteligjencës, u mblodhën në Moskë, duke shtuar se “shpresojmë që ministrat e Jashtëm do të mblidhen në një format trepalësh”.

Më 28 dhjetor, ministrat e Mbrojtjes të Türkiye-s, Rusisë dhe Sirisë, u takuan në Moskë për të diskutuar përpjekjet kundër terrorizmit në Siri dhe ranë dakord të vazhdojnë takimet trepalëshe për të siguruar stabilitet në Siri dhe në rajonin më të gjerë.

Në takim u trajtua kriza e Sirisë, çështjen e refugjatëve dhe përpjekjet e përbashkëta kundër terrorizmit kundër të gjitha grupeve terroriste në Siri.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, tha se një takim i dytë mund të zhvillohet në mes të janarit.

Kategoritë
BotaLajme