Pas konfirmimit të largimit të Armend Thaqit nga Ballkani, një tjetër futbollist i madh njoftoi largimin.
Bëhet fjalë për kapitenin e suharekasve, Edvin Kuc, që njoftoi largimin pas fitores në finale të Kupës së Kosovës.
Edvin Kuc tha se karrierën do ta vazhdojë në Azerbajxhan, në skuadrën Neftci Baku.
“Të gjithë më përkrahën kur erdha në Kosovë. Po shkoj si fitues i krejt trofeve. Besoj që ka ardhur koha të largohem. Karrierën do ta vazhdojë në Azerbajxhan te ekipi Neftci Baku”, tha Kuc.