Pas Ukrainës edhe Skandinavisë, ky është plani rus për treshen baltike

Rusia mund të tërheqë njohjen e pavarësisë së Lituanisë, Letonisë, Estonisë dhe Ukrainës në të ardhmen, tha përfaqësuesi i Dumës Shtetërore ruse, Yevgeny Fyodorov. Përfaqësuesi i përmendur paraqiti një projektligj për anulimin e rezolutës së Këshillit Shtetëror të BRSS “Për njohjen e pavarësisë së Lituanisë”. Në shpjegim thuhet se vendimi është i paligjshëm, duke qenë se është marrë nga një organ antikushtetues në kundërshtim me disa nene të kushtetutës së BRSS.

“Sapo kemi filluar me Lituaninë dhe është e qartë pse – Lituania është më e rrezikshme për Rusinë për shkak të situatës me rajonin e Kaliningradit dhe konfrontimit me NATO-n dhe SHBA-në. Për këtë arsye Lituania tani është më e rëndësishme, por kjo nuk do të thotë se do të ndalemi me kaq”, tha Fjodorov.

“Pasi të zhvillohet mekanizmi, ne do ta aplikojmë në territore të tjera të NATO-s, por jo vetëm në NATO. Ukraina, për shembull, gjithashtu u largua ilegalisht nga BRSS”, vuri në dukje ai.

Fyodorov përmend eliminimin e kërcënimeve që vijnë nga këto vende si qëllim të këtyre nismave, ndërsa njohja e pavarësisë së ish-republikave sovjetike që ndjekin një “politikë paqësore” nuk do të rishikohet.

Kategoritë
BotaLajme