Pas varrimit të mbretëreshës, Presidentja Osmani niset drejt New York-ut

Pasi mori pjesë në varrimin e Mbretëreshës Elizabetë II, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në SHBA. Kështu kanë njoftuar nga zyra e presidencës.

Në komunikatë thuhet se Osmani do të marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga presidenti Biden, në sesionin e 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

Gjatë kësaj vizite, Osmani pritet të zhvillojë takime me krerë të delegacioneve të shteteve pjesëmarrëse në sesionin e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, zyrtarë të lartë amerikanë dhe udhëheqës të organizatave ndërkombëtare.

Mirëpo, Osmani do të takohet edhe me mërgatën shqiptare në Neë York.

Gjatë vizitës në Neë York, Presidentja Osmani do të shoqërohet edhe nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz.

“Ndërkaq në Fordham University, Presidentja Osmani do ta mbajë një ligjëratë, në të cilën do të flasë për reformat në sistemin e drejtësisë, sundimin e ligjit, zhvillimin e demokracisë dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Presidentja Osmani udhëtoi zyrtarisht për në Neë York

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Neë York, ku në margjina të sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara (UNGA), krahas liderëve të tjerë botërorë do të marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga presidenti i SHBA-ve, Joe Biden.

Gjatë vizitës në Neë York, Presidentja Osmani, në funksion të përpjekjes për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës do të zhvillojë një sërë takimesh me krerë të delegacioneve të shteteve pjesëmarrëse në sesionin e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, zyrtarë të lartë amerikanë dhe udhëheqës të organizatave ndërkombëtare.

Presidentja Osmani, gjithashtu do të ketë takim edhe me mërgatën shqiptare në Amerikë.

Ndërkaq në Fordham University, Presidentja Osmani do ta mbajë një ligjëratë, në të cilën do të flasë për reformat në sistemin e drejtësisë, sundimin e ligjit, zhvillimin e demokracisë dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Gjatë vizitës në Neë York, Presidentja Osmani do të shoqërohet edhe nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz.

Kategoritë
LajmeVendi