Pas zhvillimeve në veri, ambasadori Hovenier i shkon në zyrë Rakiqit

Pas zhvillimeve të fundit që kanë ndodhur në vend, ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka shkuar në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, e cila udhëhiqet nga Goran Rakiq. T7 raporton se takimi mes tyre ka nisur në orën 11:00 dhe tashmë ka përfunduar.

Kryetar i Listës Serbe, Goran Rakiq, ditë më parë ka deklaruar se edhe pse është pjesë e qeverisë është opozitë brenda saj. Ai thotë se nuk është zgjedhur nga kryeministri Albin Kurti, por nga serbët, dhe se dorëheqjen do ta jap kur t’i kërkojnë serbët që e kanë zgjedhur.

Gjatë fjalimit të tij nga Beogradi, Rakiq kishte falënderuar serbët për barrikadat e vendosura në dy pikat kufitare Jarinje e Bërnjak si dhe për “vendosmërinë” e treguar.

Me kërkesë të SHBA-së, reciprociteti ndaj Serbisë është shtyer për një muaj, deri me 30 shtator.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi