Pasaporta për fëmijët nga Kosova po godet sektorin privat në Ulqin

Sezoni turistik do të duhej që në këtë kohë të arrinte kulmin e vet por realiteti në qytet tregon të kundërtën. Edhe pse ditë më parë nga të dhënat e Organizatës turistike të Ulqinit mund të lexohej se ka rritje të numrit të mysafirëve krahasuar me vitin e kaluar duke se kjo është larg realitetit, shkruan Ulqini Online.

Në një shkrim të një ditë më parë se çka duhet përmirësuar që të shpëtohet ky sezon, një numër i madh i komentuesve, kryesisht nga Kosova, shprehen se kalimi me pasaporta i kufirit për fëmijë nën 18 vjeç po e bën të pamundur ardhjen e tyre në Ulqin.  Edhe përkundër faktit se duhet zbatuar ligji dhe duhet të jetë i njëjtë për të gjithë, komunikimi  i një vendimi të tillë në këtë filim të sezonit duket se është duke goditur më shumë sektorin privat në Ulqin pasi mysafirët që frekunetojnë këtë sektor janë kryesisht nga Kosova.

Për të treguar se gjendja është alarmante rreth kësaj çështje punëtori turistik nga qytetit jonë Sadik Mehmedi për të përditshmen malazeze Dan tregon shembullin e tij konkret.

– Nga njëzet dhoma, për momentin me qira janë dhënë vetëm katër. As unë dhe asnjë nga kolegët me të cilët jam në kontakt nuk shpresonim për këtë. Prisnim të jemi plot në ditën e dytë apo të tretë të Bajramit. Të gjithë po pyesim se çfarë po ndodh, megjithëse disa nga shkaqet mund të gjenden në faktin se të miturit nuk mund të hyjnë në Mal të Zi pa pasaportë këtë vit, ndërsa më parë mund të hynin me certifikatë lindjeje. Vetëm tek unë, shtatë familje që janë mysafirët mi tradicional e anuluan ardhjen për këtë arsye. Ata u kthyen nga kufiri dhe tani po e kalojnë verën në Shqipëri, e cila këtë vit u dha shumë lehtësira turistëve nga Kosova dhe kështu na krijon një konkurrencë të madhe – shpjegoi Mehmedi.

Duhet ditur se Kosova është vendi më i izoluar në Europë dhe një pjesë e madhe e prindërve as që mundohet të shpenzojë për nxjerrjen e dokumentave të udhëtimit për fëmijët e vet duke ditur se nuk ju nevoitën aq shumë.

Kategoritë
LajmeRajoni