Pasi larguan Ronaldon, vëllezërit Glazer vendosën të shesin Manchester United

Man United mund të përfundojë në shitje ashtu si Liverpuli. “The Athletic” konfirmon se familja Glejzër ka vendosur të shohë për investitorë të tjerë për “djajtë e kuq” pas 17 viteve në kontroll të klubit.

Familja Glejzër bleu klubin në vitin 2005 për 790 milionë paund, duke shfrytëzuar kredi të shumta që mori asokohe për të mbuluar transferimin e aksioneve e duke mos derdhur para nga llogaritë e saj. Tani, pas shumë vitesh, klubi vlerësohet rreth 3,9 miliard paund nga Forbes dhe nuk është aspak çudi që vlera e tij në treg të kalojë 4,5 miliard paund.

“The Athletic” bën të ditur se ashtu si pronarët amerikanë të Liverpulit, pronarët e Mançester Junajtid kanë kontaktuar banka të njohura që të gjejnë investitorë të njohur në mënyrë që të gjejnë një blerës të sigurt që mund të përballojë këtë lloj shpenzimi.

Lajmi do të gëzojë tifozët e Mançester Junajtid, të cilët prej vitesh kanë protestuar kundër mungesës së investimeve nga familja Glejzër, duke menduar se ata e shohin thjesht si biznes pronësinë e klubit që ka pësuar rënie të ndjeshme që nga koha kur në drejtim të skuadrës ishte Aleks Ferguson./Gazetaere

Kategoritë
Sport