Shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla, ka thënë se në ora 14:00 është ftuar nga Policia e Kosovës për të dhënë deklaratë lidhur me dëmtimin e pajisjeve në sallën e Asamblesë në Prishtinë pasi aty është votuar buxheti për vitin 2025, raporton Ekonomia Online.
“Po jam i ftuar nga Policia e Kosovës në ora 14:00 do të shkojë që të jap deklarim për ketë rast”, u shpreh Sveçla.