Pasojat e luftës në Ukrainë, Gjermania mbyll rubinetin e ujit të ngrohtë në ndërtesat publike, ja masat për të kursyer energji

Teksa Gjermania po përballet me furnizim të reduktuar të gazit nga Rusia, si pasojë e luftës në Ukrainë, një qytet  në vend vendosi të mbyllë rubinetin e ujit të ngrohtë në pallatet publike, duke detyruar kështu qytetarët të bëjnë dush me ujë të ftohtë, për të kursyer në këtë mënyrë energji.

Kjo do të thotë se në pishinat, sallat sportive dhe palestrat e Hanoverit, njerëzit do të duhet të shpëlahen me ujë të ftohtë, shkruan BBC.

Gjithashtu nuk do të ketë më ujë të ngrohtë për larjen e duarve në tualetet e ndërtesave publike të qytetit.

Shatërvanet publike dhe ndriçimet gjatë natës të ndërtesave historike si bashkia dhe muzetë do të fiken.

Kryebashkiaku tha se qëllimi ishte ulja e konsumit të energjisë me 15%.

Rregulla do të ketë edhe për ngrohjen. Ndërtesat publike do të fikin ngrohjen nga prilli deri në fund të shtatorit dhe, në pjesën tjetër të vitit, do të funksionojnë me termostat në 20 gradë – megjithatë me disa përjashtime.

Hanoveri do të ndalojë gjithashtu kondicionerët portativë ose ngrohje portative.

Qeveria gjermane ka përgatitur edhe opinionin publik për mundësinë, e cila tashmë duket e sigurt për marrjen e masave për të kufizuar konsumin e gazit natyror dhe rritjen e ndjeshme të tarifave në tarifa.

Kategoritë
BotaLajme